image Ambasadori i Kosovës në Austri flet për sulmet në Vjenë, apelon të bashkatdhetarët: Evitoni daljet

Diasporë

Ambasadori i Kosovës në Austri flet për sulmet në Vjenë, apelon të bashkatdhetarët: Evitoni daljet

news image

Ambasadori i Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana, ka njoftuar se nuk kanë informacion nëse ndonjë qytetar nga Kosova është i prekur nga ky sulm shkruan Gazeta Sinjali.

Ai bën thirrje për kujdes nga qytetarët, duke kërkuar që të mos dalin në rrugë dhe të evitojnë vendet publike dhe transportin publik.

Po ashtu, ambasadori tregoi numrat në të cilët bashkatdhetarët mund të telefonojnë në rastet emergjente.

“Informata të hollësishme nuk ka. Ne bazohemi në informatat e policisë. Nuk kemi informata që ka qytetarë tonë të prekur nga ky akt qyqar. Bëjmë thirrje për kujdes, të mos dalin në rrugë, të evitojnë vendet publike dhe transportin publik. Në raste emergjente të telefonojnë policinë lokale në Numrin 133 apo në numrin emergjent të ambasadës si vijon: +43 676 7861865”, tha Pllana në T7./Gazeta Sinjali/