image Ambasadori Guerot shprehet në favor të liberalizimit të vizave

Politikë

Ambasadori Guerot shprehet në favor të liberalizimit të vizave

news image

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, vizitën e Osmanit e Kurtit në Paris dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Dje ka pasur dy takime ndërmjet presidentit Macron dhe presidentit Vuçiq dhe presidentes Osmani e kryeminsitrit Kurti ku kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe kanë diskutuar për planin franko-gjerman. Sot do të ketë dy takime ndërmjet tyre”, ka thënë ambasadori francez.

Më tej ai theksoi se në qershor të këtij viti presidenti Macron i ka thënë presidentes Osmani se Franca janë në favor të liberalizimit me disa masa që duhet të realizohen.

”Ne po respektojmë këtë angazhim. Po presim të ketë vendim pozitiv dhe të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje”, ka thënë Olivier Guerot.

Ambasadori francez theksoi se nuk mund të japë më shumë shpjegime. Franca dhe Gjermania kanë propozuar një plan dhe nuk do të doja të komentoja lidhur me qëndrimin dhe deklaratë e palëve të ndryshme me atë plan.

“Deklaratat që janë dhënë nga vende të ndryshme nuk ndihmojnë në realizimin e atij plani”, tha ambasadori i Francës në Kosovë.

/GazetaSinjali/