Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur këtë të hënë për qeshtjen e vizave të Kosovës.
Rohde ka thënë se shpreson që pas deklaratës së përbashkët të Gjermanisë, Francës dhe Polonisë, të ndodh shumë shpejt liberalizimi i vizave për Kosovën.
“Shpresojmë që shumë shpejt të liberalizohen vizat dhe ju të mund të udhëtoni pa viza. Ndoshta e keni parë deklaratën e shefave të shteteve Gjermani, Francë dhe Poloni të cilat kanë deklaruar se është koha për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që shumë shpejt të merret ky vendim”, tha Rohde, raporton Zëri.
Ambasadori gjerman këto deklarata i bëri gjatë hapjes së Kampit Veror nga Education Unlimited në Gjimnazin Loyola në Prizren, në të cilin do të marrin pjesë 80 nxënës nga Evropa.