image Ambasadori gjerman: Procesi zgjedhor në Kosovë po zhvillohet i qetë, po e vëzhgojmë me 4 ekipe

Politikë

Ambasadori gjerman: Procesi zgjedhor në Kosovë po zhvillohet i qetë, po e vëzhgojmë me 4 ekipe

news image

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Rainer Rudolph, ka vlerësuar ecurinë e procesit zgjedhor që po zhvillohet sot në Kosovë, duke thënë se deri më tani gjithçka po shkon në mënyrë të qetë dhe pa probleme të raportuara.

Përmes një video-mesazhi, Rudolph bëri të ditur se është duke marrë pjesë në monitorimin e zgjedhjeve së bashku me katër ekipe të tjera, në kuadër të një ushtrimi të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Ai theksoi se ekipet monitoruese janë duke vizituar qendrat e votimit në Prishtinë dhe rrethinë, me qëllim vëzhgimin nga afër të procesit zgjedhor në terren.

“Sot është dita e zgjedhjeve në Kosovë dhe po marrim pjesë me katër ekipe në ushtrimin e monitorimit të zgjedhjeve të organizuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë. Deri tani gjithçka duket e qetë dhe pa probleme,” u shpreh ambasadori Rudolph.

Ai shtoi se pret me interes përfundimin e procesit dhe publikimin e rezultateve zgjedhore gjatë mbrëmjes, duke theksuar rëndësinë e një procesi të rregullt demokratik.

Autoritetet dhe vëzhguesit ndërkombëtarë po e ndjekin nga afër zhvillimin e zgjedhjeve në gjithë vendin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/