Ambasori gjerman në Mal të Zi, Robert Weber, ka thënë se lidhur me dialogun Kosov-Serbi, Gjermania së bashku me Francën do ta mbështesin emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
“Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se dialogu i udhëhequr nga BE zyrtarisht do të rifillojë në korrik. Ne hapur mbështesim përfaqësuesin special në punën e tij dhe bashkë me Francën jemi të gatshëm të ofrojmë asistencë nëse është e nevojshme”, ka thënë Weber.
Ai gjithashtu ka thënë se politika e zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor është një prej prioriteteve të presidencës gjermane me Bashkimi Evropian.
“Ne duam të finalizojmë kornizën negociuese dhe të fillojmë negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut, gjithashtu me Shqipërinë, kur të plotësojnë kushtet e nevojshme”, është shprehur Weber./ Gazeta Sinjali/