Ambasadori francez, Oliver Guerot ka bërë të ditur se ka festuar Kurban Bajramin në një familje kosovare.
Guerot nëpërmjet një postimi në Twitter publikoi pamje në një familje të njërit prej punonjësve të Ambasadës.
Ai tha se ndihet i privilegjuar që feston Bajramin me familjen e një kolegu të Ambasadës.
“Shumë i nderuar të festoj #Bajramin në familjen e një prej punonjësve të Ambasadës. Urime Bajrami. Ndihem i privilegjuar ta festoj Bajramin me familjen e një kolegu të Ambasadës”, ka shkruar ai.
Très honoré de fêter #Bajram dans la famille de l’un des employés de l Ambassade. Urime Bajrami. Feeling privileged to celebrate Bajram with the family of one the colleagues of the Embassy pic.twitter.com/M0GnkO2ZET
— Ambassadeur Olivier Guerot (@Olivier_Guerot) June 28, 2023
/GazetaSinjali/