image Ambasadori britanik nga veriu: Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e shkurtit do të ishte pozitive

Politikë

Ambasadori britanik nga veriu: Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e shkurtit do të ishte pozitive

news image

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, ka folur për takimin e tij me serbët në veri të Mitrovicës.

Ai ka thënë se duhet të ketë marrëdhënie të shkëlqyeshme ndëretnike, ndërsa ka ndarë përvojën e tij me qytetarët serbë.

“Kam pasur mundësi që të vizitoj disa herë këtë vit veriun e Mitrovicës. Mendoj që është shumë e dobishme që të kuptoj dhe dëgjoj shpresat dhe aspiratat nga vetë njerëzit këtu”, ka thënë Hargreaves.

Hargreaves ka thënë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e shkurtit do të ishte shumë pozitive.

“Disa politikanë që i takuam shpresonin se do të marrin pjesë në zgjedhje në shkurt. Shpresojmë që shumë parti të ndryshme të serbëve të marrin pjesë në zgjedhje, pasi kjo do të ishte shumë positive”, ka thënë ambasadori britanik.

/GazetaSinjali/