image Ambasadori britanik në 'konak' te Bedri Hamza, e uron për nominimin për kryeministër nga PDK

Politikë

Ambasadori britanik në ‘konak’ te Bedri Hamza, e uron për nominimin për kryeministër nga PDK

news image

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, ka qenë në ‘konakun’ e Bedri Hamzës në Mitrovicë të cilin e ka uruar për nominimin për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), shkruan Gazeta Sinjali.

Hargreaves ka shkruar në platformën “X”, të enjten për bisedën që e ka pasur me Hamzën.

Aty është folur për politikën, ekonominë dhe marrëdhëniet me komunitetin.

“Në vizitën time të parë në Mitrovicë e fillova me kryetarin Bedri Hamza. Një diskutim vërtet i dobishëm mbi politikën, ekonominë dhe marrëdhëniet me komunitetin. E përgëzova Bedriun që u bë kandidat i partisë së tij për kryeministër”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/