Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, është shprehur se aksioni që Policia e Kosovës zhvilloi dje në komunat veriore të Kosovës është përcjellë me kujdes.
Ai për Novosti ka thënë se ShBA është duke i bërë presion Prishtinës dhe që presin që të merret përgjegjësi.
“Jam në kontakt me kolegët në Prishtinë dhe Ambasadorët e QUINT në Beograd. Po bëjmë presion ndaj Prishtinës dhe presim që njerëzit të marrin përgjegjësi për aksione të tilla”, citohet të ketë thënë ai.
“Ka mundësi që duhet të përdoren për të bërë progres. Çështjet e pazgjidhura gjatë po shtyhen dhe kjo është më keq.”/Gazeta Sinjali/