image Ambasadori Abbott flet për dosjet e dorëzuara në OVL-UÇK: Dikush po i organizon

Kosovë

Ambasadori Abbott flet për dosjet e dorëzuara në OVL-UÇK: Dikush po i organizon

news image

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka folur rreth zhvillimeve të fundit të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Abott kur është pyetur se si e sheh punën e Dhomave Specializuara, ka thënë se ditëve të fundit është duke u parë një episod tjetër.

“Jemi duke parë dokumente që po dorëzohen në Organizatën e Veteranëve dhe narrativa që është duke u zhvilluar në publik është se kjo flet për ndjeshmërinë e gjykatës, qëllimet e tyre, se kjo gjykatë është kundër Kosovës”.

“Është një situatë serioze, shkelja e konfiencialitetit ligjor, dhe kjo prezanton një…ju e keni parë deklaratën e vendeve të QUINT-it, mendoj se për të gjitha ambasadat e QUINT-it, kjo është një çështje serioze që duhet trajtohet me seriozitet nga autoritetet këtu, nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, por edhe me mbështetjen e proceseve ligjore të Kosovës. Pra kjo duket si një tentim për ta diskredituar gjykatën. Ne nuk duam që kjo të ndodhë, nuk mendojmë se duhet të ndodhë”.

Ai ka thënë se kjo duhet të jetë duke u organizuar nga dikush.

“Ata e dinë se çka është duke ndodhur dhe me këtë çështje duhet të merren seriozisht dhe në mënyrën e duhur, se a ndikon në proceset nëpër të cilat jemi duke kaluar, nuk e di, por shpresoj se misioni i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet. Është pjesë e zotimeve që Kosova i ka bërë për sundimin e ligjit dhe për komunitetin ndërkombëtar është e rëndësishme që Kosova t’u qëndrojë pas këtyre zotimeve”, ka thënë Abott në Klan Kosova.

Pos kësaj Abott, ka thënë se nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit me kryeministrin Avdullah Hoti për projektin e rekrutimeve është duke shkuar mjaft mirë.

/GazetaSinjali/