image Ambasadorët e QUINT-it nuk i shkojnë Kurtit e Osmanit në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

Politikë

Ambasadorët e QUINT-it nuk i shkojnë Kurtit e Osmanit në pritjen shtetërore për Ditën e Çlirimit

news image

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it, e kanë bojkotuar pjesëmarrjen në pritjen shtetërore të Ditës së Çlirimit.

Në këtë ceremoni të organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk janë parë, as krerët e opozitës.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni janë parë prezentë vetëm ambasadorët, ai i Zvicrës por edhe i Arabisë.

Shtetet që përbëjnë QUINT-in janë: ShBA-të, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia. Këto shtete ishin kontribuuesit më të mëdhenj për çlirimin e Kosovës dhe pavarësinë e saj, të shpallur më 17 Shkurt, 2008.

/GazetaSinjali/