Ambasada e Italisë në Kosovë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berishës, raporton Gazeta Sinjali.
Në telegramin e kësaj ambasade thuhet se Berisha ishte një njeri i urtë, një aktivist pasionant dhe një ndërtues urash.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Kosova ka humbur një njeri të urtë, një aktivist pasionant dhe një ndërtues urash. U shprehim ngushëllimet tona të dashurve të tij dhe në veçanti vajzës së tij dhe koleges sonë të dashur, Donjetës”, thuhet në telegramin e ngushëllimit./Gazeta Sinjali/