Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përgëzuar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes për targa, shkruan Gazeta Sinjali.
Rohde ka thënë se shpreson që marrëveshja e nënshkruar sot në kryeqytetin belg të jetë shembull për të gjitha çështjet e tjera që janë ende në tavolinën e bisedimeve mes të dyja palëve.
“Lajmi i mirë! Unë përgëzoj të gjitha palët për marrjen e një qasjeje të orientuar drejt qëllimeve, me shpresë që kjo do të jetë një precedent për të gjitha çështjet që janë ende në tryezë. Dialogu është e vetmja rrugë përpara”, shkroi ai në Twitter./Gazeta Sinjali/