image Ambasada gjermane: Nuk e dimë kush është vrasësi i Ivanoviqit, ai nuk është nën mbrojtjen e autoriteteve tona

Politikë

Ambasada gjermane: Nuk e dimë kush është vrasësi i Ivanoviqit, ai nuk është nën mbrojtjen e autoriteteve tona

news image

Ambasada gjermane në Beograd ka bërë të ditur se Berlini zyrtar nuk ka dijeni se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin dhe ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet se autori është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane, transmeton N1.

Ambasada gjermane njoftoi se Qeveria Federale nuk ka dijeni se kush e vrau Oliver Ivanoviqin më 16 janar 2018.

“Ne e hedhim poshtë kategorikisht pretendimin se autori është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane. Qeveria federale nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve serbe për këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për hetimin e N1.

Ministri i policisë Bratislav Gashiq tha të mërkurën se shërbimet serbe të sigurisë kanë zbuluar se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit, se ai ndodhet në Gjermani dhe se është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane.

“Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kërkuam nga autoritetet gjermane nën mbrojtjen e kujt është ai njeri që të na japin informacion. Kemi fotografi nga aeroporti i Tiranës kur ai ka zbritur, kur ka ardhur në Prishtinë, në banesën e tij,” tha Gashiq në Kuvendin e Serbisë.

Ai shtoi se këto gjetje janë rezultat i punës së përbashkët të Prokurorisë për Krim të Organizuar, Ministrisë së Brendshme dhe BIA-s.

/GazetaSinjali/