image Ambasada Gjermane njofton se në sa ora hapet linku për termine për viza pune

Kosovë

Ambasada Gjermane njofton se në sa ora hapet linku për termine për viza pune

news image

Sot, Ambasada e Gjermanisë në Kosovë do të hapë linkun për termine për viza pune në Gjermani, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e kësaj ambasade bëhet e ditur se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë punë për muajin nëntor, do të hapet në orën 14:00.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftim.

Linku për caktim të terminit hapet duke klikuar këtu: TERMINET./Gazeta Sinjali/