image Ambasada e SHBA-së në Beograd: Është e rëndësishme që serbët në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit

Rajon

Ambasada e SHBA-së në Beograd: Është e rëndësishme që serbët në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhjet e prillit

news image

Ambasada e SHBA-së në Beograd përmes një postimi në Twitter, ka diskutuar për mundësinë që serbët e Kosovës të votojnë në zgjedhjet e prillit që do të mbahen në Serbi.

Kjo ambasadë ka thënë se i mbështetë përpjekjet në mënyrë që të merren masat e duhura dhe t’ju mundësohet procesi i votimit.

“Është e rëndësishme që banorët e Kosovës me të drejtë  vote në Serbi të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e shpallura nga Beogradi për muajin prill. SHBA-ja mbështet marrjen e masave të duhur për të ndodhur kjo dhe për të lehtësuar procesin e votimit”, thuhet në postimin e tyre.

Kosova javë më parë nuk e ka lejuar organizimin e votimit për referendumin e fundit në Serbi, derisa ka dhënë mundësinë e votimit përmes postës dhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë. /GazetaSinjali/