Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, përmes një postimi në Facebok, u ka reaguar qytetarëve të Kosovës, duke u thënë se koronavirusi është i vërtetë dhe se duhte respektuar udhëzimet e Institutit për bartjen e maskave dhe mbajtjen e distancës sociale.
Ambasada gjithashtu ka shkruar se qytetarët kosovarë nuk duhet t’i besojnë lajmeve të rreme për koronavirusin sepse ajo është e vërtetë dhe po përhapet në masë të madhe.
Koronavirusi është i vërtetë. Ju lutemi ndiqni rekomandimet shëndetësore që të ndaloni përhapjen. Të mbulohet goja, të mbahet distanca, pastroni duart , mbroni veten dhe të tjerët.Gjithashtu qytetarët anembanë u porositën që t’i thonë jo lajmeve të rreme apo njohur ndryshe si ‘Fake-News”, ka shkruar ambasada në Facebook./ Gazeta Sinjali/