image Ambasada e ShBA-së: Askush s’po u kërkon liderëve të heqin dorë nga territori e ta shkelin Kushtetutën

Politikë

Ambasada e ShBA-së: Askush s’po u kërkon liderëve të heqin dorë nga territori e ta shkelin Kushtetutën

news image

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka deklaruar se askush nuk është duke kërkuar nga liderët e Kosovës që të bëjnë kompromis me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës, për vizitën e emisarëve Escobar e Lajçak, thuhet se status-quoja është e paqëndrueshme ndaj inkurajojnë të gjithë akterët që të angazhohen drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë që përqendrohet në njohje të ndërsjellë.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "EU Special Representative for the Belgrade Pristina Dialogue and other Western Balkan regional issues"

Në postimin e Ambasadës Amerikane thuhet se “Përfundoi një vizitë produktive e përbashkët SHBA-BE nga Përfaqësuesit Specialë Escobar dhe Lajçak në Kosovë. ShBA-ja e përkrah fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja si rruga më e mirë me të cilën udhëheqësit kosovarë mund të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët e saj. Status quo-ja është e paqëndrueshme; ne inkurajojmë angazhim konstruktiv, fleksibil dhe urgjent nga te gjithë për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për marrëdhënie të normalizuara, të përqendruara në njohje reciproke. Askush nuk po u kërkon udhëheqësve të Kosovës që të bëjnë kompromis për integritetin territorial ose që ta shkelin Kushtetutën e saj. Ato janë të paprekshme”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

/GazetaSinjali/