image Ambasada e Kosovës në Londër njofton bashkatdhetarët se nga kjo datë fillon puna me palë

Ambasada e Kosovës në Londër njofton bashkatdhetarët se nga kjo datë fillon puna me palë

news image

Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar bashkatdhetarët se do të filloj punën me palë për ofrimin e Shërbimeve Konsullore nga data 15.06.2020.

Sipas njoftimit, kërkesat për termine janë obligative dhe duhet të bëhen paraprakisht përmes telefonit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se në kuadër të lehtësimit të masave nga autoritetet e Mbretërisë se Bashkuar lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër do të filloj punën me palë për ofrimin e Shërbimeve Konsullore nga data 15.06.2020.

Kërkesat për termine janë obligative dhe duhet të bëhen paraprakisht përmes telefonit +44 (0)207 405 1010 apo në e-mailin: [email protected]

Gjithashtu, për të shtuar kujdesin ndaj palëve dhe stafit tonë, theksojmë se shtetasit që do të paraqiten duhet të jenë të pajisur me maskë mbrojtëse.

Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj!/Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/kosovoembassylondon/posts/1390602631130223?__xts__[0]=68.ARD1N40CnK7MMTxRXFtBzDerbiuy5EU8E4NZmJ3yABpT0d8utqtyuuMZ1b2kMx6HOWxotfuGROfLL3WyDFiiWSG5GvvH3UKqiXiHr97Aw4JXOZMjZE5hIVeluFrmrDHIpitlDsA31txEnR-KZngBcwvOi6hMGA9N3-igSqiJ35at-QhSZcCKIVPRHw9x2m5dVFWsphKVzzoBMx9tV_RS-CLWUCjTz2dY8TcvLwcm0IyFidFG184sHpZs-Pejmu8X0qSK9DImhrYAYjGa-QKYWxtaMODKBh6dQsBGcQ28EswlhYMbZf6VibKrZc9oitZ4kdazwKrQK-W6Z_o1-DZ8uw&__tn__=-R