image Ambasada e Kosovës në Itali njofton bashkatdhetarët që të mos nisen për në Kosovë deri në këtë datë

Ambasada e Kosovës në Itali njofton bashkatdhetarët që të mos nisen për në Kosovë deri në këtë datë

news image

Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar bashkatdhetarët tanë se në bazë të dekret-ligjit të ri të qeverisë italiane, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor përfshirë Kosovën dhe anasjelltas, mbetet ende e kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj Covid-19.

Në një postim në Facebook thuhet se sipas burimeve zyrtare italiane, vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit do të mbetet në fuqi deri më 30 qershor 2020.

Si rrjedhojë, Ambasada e Kosovës në Romë u bënë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë në Itali dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nëpër territorin italian, që të evitojnë planifikimin e udhëtimeve drejt Kosovës deri në njoftimin zyrtar të radhës.

“Ju rikujtojmë që ky rekomandim i drejtohet dhe duhet respektuar nga të gjitha kategoritë e transportit dhe për të gjitha mënyrat e udhëtimit, përfshirë këtu linjat private të autobusëve që duhet të evitojnë të ndërmarrin iniciativa të nxituara”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/AmbasciatadelKosovoinItalia/posts/3974056709335141?__xts__[0]=68.ARAnBFDUzm8ExRYATimnAEU6o1cLDaJu1ktmmH9vI0ht1SWFcQc4RLw0nB8X-4UWISUQ8GTF7mze1_keR9DK0OkynboQEDSsIrtnuf0RmupDPddl_fw6lDRTQ72VtgDJqzggLCQQMKgQsJ71UEndDDwgBpNzKy6QMxLuJI1TBgw6IBnOpJWDZno49_7eNcokrQeo7tf04QiIAeunGHAVen0JnsfYdgUwUE1fW9Fl5AaM7j2o9RdwYXZ_qfCvU99OnlogU1KcKadMD_frpg2yFYrKnq-AjJ7QxOBE647YzqwGXpFGUwPAQyjfdMaX1aqAAV1alTHApwSIQgl-yESRLzys&__tn__=-R