Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin kanë njoftuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në Gjermani se nuk do të ofrohen shërbime konsullore në datat 13 deri më 27 mars.
Për shkak të rrezikut të përhapjes së COVID-19, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin dhe Konsullatat e Përgjithshme e Kosovës në München, Stuttgart, Frankfurt, Düsseldorf, Hamburg dhe Kopenhagen nuk ofrojnë shërbime konsullore në datat 13- 27 Mars.
“Për raste emergjente si humbje dokumenti apo fatkeqësi mund të kontaktoni në numrat emergjent të konsullatave tona”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ambasada dhe Konsullatat e RKS lusin qytetarët që kanë nevojë për shërbime konsullore të respektojnë vendimin në fjalë./Gazeta Sinjali/