image Ambasada e Kosovës ndihmon mërgimtarët në kufirin Kroaci–Serbi, shpërndahen ujë dhe pako ushqimore

Kosovë

Ambasada e Kosovës ndihmon mërgimtarët në kufirin Kroaci–Serbi, shpërndahen ujë dhe pako ushqimore

news image

Ambasada e Kosovës në Kroaci ka dalë në ndihmë të bashkatdhetarëve që po përballen me pritje në pikën kufitare Bajakovo mes Kroacisë dhe Serbisë, duke shpërndarë ujë dhe pako ushqimore për udhëtarët.

Sipas Ambasadës, fluksi i madh gjatë sezonit veror ka krijuar kolona të gjata automjetesh, por aktualisht koha e pritjes për kalimin e kufirit është rreth 10 deri në 15 minuta. Në dispozicion janë tetë korsi hyrëse, ndërsa autoritetet kroate po punojnë për lehtësimin e qarkullimit.

Ambasada ka bërë të ditur se vonesat lidhen kryesisht me zbatimin e Sistemit të Hyrje/Daljes (EES), i cili ka sjellë procedura të reja kontrolli dhe ka ndikuar në ritmin e kalimeve kufitare.

Përmes një njoftimi, Ambasada ka falënderuar edhe Hakif Qenajn për donacionin e pakove ushqimore të shpërndara për mërgimtarët, duke e cilësuar këtë si një shembull solidariteti ndaj bashkatdhetarëve.

Përfaqësuesit diplomatikë kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën në pikat kufitare dhe të ofrojnë mbështetje për qytetarët gjatë periudhës së fluksit të shtuar të udhëtimeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/