image Ambasada e Francës e mirëpret vendimin për heqjen e taksës

Kosovë

Deklaratë/ Ambasada e Francës e mirëpret vendimin për heqjen e taksës

news image

Ambasada e Francës në Republikën e Kosovës, e ka mirëpritur vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për heqjen e tarifës ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina.

Ambasada këtë e ka bërë të ditur përmes një deklarate të publikuar në rrjetin social Facebook, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre, heqja e tarifës është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e normalizimit të dialogut me Serbinë.

“Detyra tani është që të rindërtojë gradualisht besimin në mënyrë që negociatat e udhëhequra nga BE të fillojnë së shpejti. Ankesat ekzistuese, për sa i përket barrierave tregtare jo-tarifore, për shembull, duhet të zgjidhen në kornizën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën BE ndërmjetëson”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Më tej, thuhet se bashkëpunimi rajonal është tejet me rëndësi në kohën kur pothuajse e gjithë bota po përballet me pandeminë e koronavirusit.

“Të gjitha vendet, përfshirë Serbinë dhe Kosovën, po përballen me sfida të mëdha përballë virusit të ri COVID-19. Nuk është koha për manovrim politik. Të dy qeveritë duhet përkushtohen në tejkalimin e krizës shëndetësore. Bashkëpunimi rajonal ka një rëndësi të lartë në këtë kontekst.”

https://www.facebook.com/FranceauKosovo/posts/2909716959072098?__xts__[0]=68.ARDCsxb_79n5BF9DE0A5Xb5pRrb6plCYUapvlSTwhBfvXoAREP5bLfT7Pa8jBp19bvcRLVbsIjXjvMgWojbqYaNoy7wb1J1VsJv7tY_yRazYV0R4987VFftuz63P9ABGq-ipdDR58z9CGj6rXv3_7Zw6aEJPxaDtUu9mBXcg4VfisYSNi8MzluUlyQaEfuyTsT8pgJJI2h1iBKovDJCG–Abhc1z3zr3_CfKRx7QYF5VGkDZhzYnddw7tpdVR1CVNKcUyQYQgjC5Xbx2pjCJoeVwNLNcJCDkyrkDTncDg8DP0HuSd7yAheKMuSy1m3I2Yxq66mYLKxMrtOufjf9dvQ&__tn__=-R

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dje në mesnatë ka bërë të ditur se është marrë vendimin për heqjen e tarifës 100 për qind për produktet nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, duke e zëvendësuar me reciprocitet ndaj Serbisë./Gazeta Sinjali/