image Ambasada e Britanisë për dështimin e votimit në veri: Bojkoti është pengesë për demokracinë

Politikë

Ambasada e Britanisë për dështimin e votimit në veri: Bojkoti është pengesë për demokracinë

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe është deklaruar lidhur me dështimin e procesit të votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat në veri të Kosovës, duke u shprehur se ndjen keqardhje për vendimin e Listës Serbe për të bojkotuar procesin.

Sipas kësaj ambasade, bojkoti është pengesë për demokracinë.

“Na vjen keq për vendimin e Listës Serbe dhe një numri politikanësh të pavarur serbë të Kosovës për të bojkotuar votat e djeshme për tërheqjen e kryetarëve të komunave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Bojkoti është një pengesë për demokracinë përfaqësuese. Megjithatë, votat u zhvilluan në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me ligjin. Rezultatet nënkuptojnë se katër kryetarët e komunave do të vazhdojnë t’i shërbejnë mandatet e tyre dhe ne i nxisim ata të kryejnë detyrat e tyre duke pasur parasysh nevojat dhe interesat e komuniteteve të tyre”, ka thënë Ambasada e Britanisë së Madhe për televizionin publik.

Si pasojë e dështimit të procesit të 21 prillit, kryetarët shqiptarë e kanë siguruar edhe një vit në krye të komunave, pasi një proces i njëjtë nuk do të mund të zhvillohet në 12 muajt e ardhshëm.

Udhëheqësit shtetërorë të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje për mosshfrytëzim të së drejtës së votës në veri.

/GazetaSinjali/