image Ambasada e Amerikës iu drejtohet kosovarëve: Vaksinohuni, është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe komunitetin

Kosovë

Ambasada e Amerikës iu drejtohet kosovarëve: Vaksinohuni, është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe komunitetin

news image

Pas ngritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19, ndër thirrjet e shumta drejtuar qytetarëve për vaksinim është edhe thirrja e Ambasadës së Amerikës në Kosovë duke theksuar se është mënyra e vetme për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin.

Kësisoj së fundi nga Ambasada e Amerikës në Kosovë kanë bërë thirrje për vaksinim, duke theksuar se kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten, familjen dhe komunitetin.

Kur të përfundoj donacioni i paraparë i Amerikës për shpërndarjen e vaksinave në Kosovë do të sillen gjithsej mbi 700 mijë doza të vaksinës, thuhet ndër të tjera në publikimin e ambasadës

“Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse individët vaksinohen. Prandaj, ju lutemi të vaksinoheni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetin tuaj. Së bashku ne mund të mposhtim COVID-19”.

Kujtojmë se tani për tani në vend janë afro 20 mijë raste aktive të të prekurve me koronavirus. /GazetaSinjali/