image Ambasada Britanike: Ligji nuk mbështet praktikën e rekrutimit të bazuar në meritë

Politikë

Ambasada Britanike: Ligji nuk mbështet praktikën e rekrutimit të bazuar në meritë

news image

Ambasada e Britanike në Kosovë kanë reaguar lidhur me punësimet pa merita në Kosovë, të cilat bëhen në kundërshtim me parimet e rekrutimit.

“Aktualisht, ligji nuk mbështet dhe nuk promovon vazhdimisht praktikën e rekrutimit të bazuar në meritë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

Sipas tyre ligji dhe rregulloret kosovare janë të shkruara në një mënyrë që synon minimizimin e korrupsionit dhe nepotizmit.

Në njoftimin e Ambasadës Britanike thuhet se kjo natyrisht është vendimtare, por këto rregullore mund të funksionojnë në kundërshtim me parimet e rekrutimit të bazuar në meritë.

“Është e rëndësishme që rekrutimi të bëhet në një mënyrë që të lehtësojë si minimizimin e korrupsionit ashtu edhe sigurimin e rekrutimit në bazë të meritës. Kur njëri prej synimeve i jepet përparësi tjetrit, të dyja qëllimet mund të nënçmohen”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Britanike.

Më tej në njoftim thuhet se në artikullin e tyre të fundit, ekspertët britanikë pas Projektit të Rekrutimit shpjegojnë se si ligjet dhe rregullat mund të nxisin rekrutimin në bazë të meritës dhe të ofrojnë disa shembuj se si parimet dhe ligjet e bazuara në meritë mund të plotësojnë njëra-tjetrën, me sugjerime për ata që hartojnë ligjet dhe rregulloret e ardhshme të rekrutimit në Kosovë.

/GazetaSinjali/