image Ambasada amerikane reagon pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë

Kosovë

Ambasada amerikane reagon pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë

news image

Ambasada amerikane në Prishtinë ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada amerikane ka kërkuar nga qytetarët që ta vendosin maskën dhe ta mbajnë distancën.

“# COVID-19 është i vërtetë. Rini: Ne e dimë se është e rëndësishme të kaloni kohë me miqtë tuaj, vetëm tregohuni të mençur. Vendoseni maskën tuaj, distancën sociale dhe mos harroni se po e bëni këtë për të mbrojtur miqtë tuaj sa më shumë. Dhe mos harroni të pastroni celularin sa më shpesh që lani duart! #StopTheSpread”, thuhet në postimin e tyre./Gazeta Sinjali/