Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka bërë promovim e bukurive natyrore të Kosovës në rajonin e Pejës. Përmes profilit në facebook kjo ambasadë ka vlerësuar se vendi ka shumë vende të bukura për t’i vizituar në Kosovë duke shpërndarë disa fotografi nga vizita e punonjësve të kësaj ambasade në Radavc ku buron lumi Drin.
“Ka kaq shumë bukuri për të eksploruar në Kosovën e Bukur – disa prej ekipit të Ambasadës patën fatin ta vizitojnë Shpellën Radavc në Pejë, për të parë se nga buron lumi Drin”, thuhet në komentin e publikuar krahas disa fotove./Sinjali/