Me rastin e 250-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e SHBA-së ka uruar qytetarët për Ditën e Pavarësisë.
Në urimin e publikuar, Ambasada ka rikujtuar figurën e John Hancock, i cili 250 vjet më parë vendosi i pari emrin e tij në Deklaratën e Pavarësisë.
Sipas Ambasadës, nënshkrimi i Hancock mbetet simbol i guximit dhe vendosmërisë së themeluesve amerikanë.
“Dyqind e pesëdhjetë vjet më parë, sot, John Hancock e vendosi emrin e tij të parin në Deklaratën e Pavarësisë. Dhe jo me përulësi. Është e lehtë të harrosh se duke nënshkruar Deklaratën, Hancock po kryente një akt tradhtie në emër të lirisë. Firma e tij mbetet një simbol i guximit të themeluesve të Amerikës. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!