Ambasada Amnerikane në Kosovë ka goditur drejtuesit e partive politike të cilët kanë përfshirë në listat e kandidatëve, persona që kanë problem me ligjin dhe që thirren në luftimin e korrupsionit.
“Si mund ta marrin qytetarët seriozisht përkushtimin e deklaruar të partive politike për #KosovoRuleOfLaw (Sundimin e ligjit në Kosovë) kur listat e shumë partive paraqesin individë me aktakuza aktive, dënime për vepra të tilla si krime lufte dhe sulme, dhe sanksione ndërkombëtare për krime lufte dhe korrupsion? , thuhet në një postim të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Së fundi, në prag të fushatës zgjedhore më i zëshmi në luftimin e korrupsionit është kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Ai madje ka zgjedhur si moto të këtyre zgjedhjeve luftën kundër korrupsionit ndonëse partia që udhëheq, PDK ka përgjegjësinë kryesore në qeverisjen e vendit gjatë dekadës së fundit.
Në listat e kandidatëve për deputetë të PDK-së dhe të koalicionit AAK-PSD figurojnë emra të personave që kanë problem me ligjin./Sinjali/