image Ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione, qëndrimi amerikan dihet

Rajon

Ambasada amerikane në Beograd: Vulin dhe Popoviq mbeten nën sanksione, qëndrimi amerikan dihet

news image

Ambasada Amerikane në Beograd ka thënë se ministrat e Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq mbeten nën sanksione dhe se qëndrimi amerikan ndaj tyre dihet mirë.

“Pozicioni ynë për Vulinin dhe Popoviqin është i njohur. Ata mbeten nën sanksionet amerikane”, tha ambasada amerikane për N1, duke thënë se “qeveria amerikane nuk ka asnjë rol në formimin e qeverisë së re serbe”.

Popoviq dhe Vulin janë nën sanksionet e SHBA-së që nga korriku i vitit 2023.

Vulin mes tjerash është nën sanksione edhe për shkak të lidhjeve me Rusinë.

/GazetaSinjali/