image Amazon nuk do të shesë librat që paraqesin orientimin seksual si sëmundje mendore

Libra

Amazon nuk do të shesë librat që paraqesin orientimin seksual si sëmundje mendore

news image

Kompania Amazon ka thënë se nuk do të shesë libra që e paraqesin identitetin gjinor apo orientimin seksual si sëmundje mendore.

“Ne rezervojmë të drejtën të mos shesim përmbajtje të caktuara”, tha kompania në një letër për Kongresin e SHBA-së.

Gjiganti i shitjes është përgjigjur ndaj senatorëve republikanë të cilët kishin pyetur pse kishte hequr një libër nga të gjitha platformat e saj të një autori konservativ.

Muajin e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve ka kaluar ligjin që ndalon diskriminimin ndaj komunitetit LGBT, shkruan BBC.

Amazon ka hequr librin “When Harry Became Sally” të Ryan Anderson i publikuar më 2018, nga dyqanet e saja në internet, e-book dhe platformat e librave audio, muajin e kaluar./GazetaSinjali/