Në filmin fitues të çmimit “Oscar” më 2022, “Navalny” lideri rus i opozitës Alexey Navalny pati dhënë mesazhin e tij rrëqethës për popullsinë ruse. Ishte mesazh i shkurtër, por shumë domethënës.
Në këtë film, regjisori Daniel Roher pati pyetur Navalnyn për mesazhin që do dëshironte t’i jepte popullit rus në rast se ai vritej.
Navalny pati shprehur dëshirën për të folur në rusisht, në mënyrë që ta kuptojë i tërë populli rus.
“Kam diçka shumë të qartë për t’ju thënë. Nuk jeni të lejuar të dorëzoheni”, qe shprehur Navalny.
Regjisori Roher ka thënë se fuqia e këtij fjalimi – të mbajtur në rusisht – ishte shumë domethënëse dhe simbolike, raporton CNN.
“Nëse ata vendosin të më vrasin kjo do të thotë se jemi shumë të fortë. Ne duhet ta përdorim këtë fuqi për t’u mos dorëzuar, të kujtojmë se jemi superfuqi, e cila po shtypet nga këta njerëz të këqij. Ne nuk e kuptojmë sa të fuqishëm jemi. E vetmja gjë e nevojshme për triumfin e së keqes, është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë. Prandaj mos rrini duarkryq”, pati thënë Navalny duke e mbyllur fjalimin e tij frymëzues.
Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në burg, raportuan mediat ruse të premten. I parë si kritiku më i zhurmshëm i presidentit Vladimir Putin, Navalny po vuante dënimin prej 19 vjetësh burgim për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.