image Almeda Abazi flet për xhelozinë e Tolgës: Hoqa dorë nga 2 projekte me skena dashurie

Bota e Yjeve

Almeda Abazi flet për xhelozinë e Tolgës: Hoqa dorë nga 2 projekte me skena dashurie

news image

Martesa me Tolgahan i ka kushtuar karrierën Almeda Abazit. Themi këtë pasi, teksa ishte e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, aktorja tregoi situatën e ndodhur mes çiftit, ku aktorja refuzoi dy projekte shumë të rëndësishme kinematografike për hirë të vendimit të Tolgës.

“Kam patur dy projekte shumë të mira për telenovela, ishte skenar shumë i bukur në fakt, por Tolga nuk e pranoi sepse kishte shumë skena dashurie. Ai toleron shumë gjëra, por këtë gjë nuk e pranon.”- ka treguar ajo.

E pyetur nëse ajo vetë është xheloze për skenat e partnerit në telenovelë, ja si u përgjigj:

“Nuk mund të them që bëhem xheloze, por ndonjëherë, kur bëhet fjalë për skenat e dashurisë, nuk është diçka e bukur për mua. Sillem sikur s’ka ndodhur fare.”

/GazetaSinjali/