image Almeda Abazi bashkë me djalin i nënshtrohet testit për koronavirus

Bota e Yjeve

Almeda Abazi bashkë me djalin i nënshtrohet testit për koronavirus

news image

Aktorja dhe modelja e njohur Almeda Abazi, tash e një kohë jeton dhe vepron në Turqi, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj këtë lajm përmes rrjetit social Instagram.

Duke marrur parasysh raportin me publikun, natyrisht se Almeda do ti njoftonte fansat se ajo dhe i biri i saj i janë nënshtruar testit për koronavirus.

Fatmirësisht ishte vetëm grip sezonal, rezultati i testit për koronavirus rezultoi negativ, si për të ashtu edhe për djalin.

“Uroj që të gjithë të jeni mirë! Siç mund ta kuptoni edhe nga zëri, unë nuk jam edhe aq mirë. Prej tre ditësh po kaloj një grip bashkë me Efehanin. Nuk ndihemi mirë, por po e kalojmë. Gjatë kësaj periudhe është normale, sepse koha ndryshon dhe ftohemi. Por, për shkak të frikës nga virusi, bëmë menjëherë testin dhe rezultati ishte negativ. Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha ajo. /Gazeta Sinjali/