Artistja e njohur kosovare, Alma Bektashi sot feston ditëlindjen e 45 -të, shkruan Gazeta Sinjali.
Këngëtarja ishte shumë aktive në muzikë për shumë vjet në estradën shqiptare, e cila tani gëzon një karrierë të suksesshme.
“Për ty ndoshta”, “Kështu e ka jeta”, “Zhgënjimi”, “Vjen një çast”, “Iluzion”, “Më mungon”, janë vetëm disa nga këngët e saj, të cilat kujtohen edhe sot nga fansat e muzikës së saj.
Alma gëzon edhe një jetë të lumtur familjare. Ajo është e martuar prej vitesh me Sokol Sefën dhe kanë dy fëmijë, një vajzë me emrin Anisa dhe një djalë me emrin Oresti./Gazeta Sinjali/