image Allegri me fjalë të mëdha për Ronaldon: Ai është ndryshe nga të tjerët

Futboll

Allegri me fjalë të mëdha për Ronaldon: Ai është ndryshe nga të tjerët

news image

Trajneri italian, Massimiliano Allegri, i cili ishte trajner i Cristiano Ronaldos në vitin e tij të parë në Serie A, ka punuar edhe me shumë yje të tjerë, por portugezin e vlerëson lartë.

Sipas tij, Cristiano Ronaldo “është ndryshe nga gjithë lojtarët e tjerë”, pasi sipas Allegrit, portugezi ka mentalitet fituesi më shumë se çdo lojtar që ai ka punuar me të.

“Kam punuar me lojtarë, shumë të fortë, sidomos mentalisht”, ka thënë ai për The Times.

“Mbrojtës si Chiellini dhe Nesta, mesfushorë si Gattuso dhe Seedorf dhe sulmues si Ibrahimovic dhe Ronaldo”.

“Ronaldo është top lojtari sa i përket mentalitetit. Ronaldo ka një kokë ndryshe nga të tjerët”.

“Ai ka fituar pesë ‘Topa të Artë’, pesë Liga të Kampionëve dhe një Kupë Evropiane me Portugalinë, kështu që është shumë e vështirë dhe është gjithmonë ai që bën dallimin. Çdo vit ka një objektivë të re”, ka thënë Allegri.

/SinjaliSportiv/