image Aliu për çështjen se si iu punësua motra: Qysh është ftuar se kam idenë, mund ta sqarojnë ata të Odës e Ministrisë

Politikë

Aliu për çështjen se si iu punësua motra: Qysh është ftuar se kam idenë, mund ta sqarojnë ata të Odës e Ministrisë

news image

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për 100 ditëshin e Qeverisë, ka folur për motrën e tij, Suljota Aliun që ditë më parë është raportuar se është punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Aliu ka thënë se motra tij Suljota Aliu është farmaciste me profesion, e specializuar në farmacinë klinike, duke thënë se në Kosovë janë vetëm 90 persona që kanë këtë pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës tha se si ka ndodhur ky emërim duhet ta sqarojnë ministria e Shëndetësisë e Oda e Farmacistëve.

Ju e quani punësim, angazhimin e Suljota Aliut, motrës time në një Komision në Odën e Farmacistëve, nuk është e punësuar tash, ajo ka qenë në spital punon në barnatoren e Internos, pra përveç asaj gjatë kohës është specialiste e farmacisë klinike, numri i tyre është jashtëzakonisht i vogël, rrjedhimisht gjasat që ajo ka mundur me qenë pjesë e atij komisioni, gjasat janë shumë të mëdha, ka qenë aktive edhe më herët, edhe në kohën kur ka qenë ministri nga partia juaj, ka bërë udhëzime me i ndal hajnitë me barna të ndryshme, e ky nuk ka qenë punësim, është ftuar e ka marrë atë detyrë”, tha Aliu, para deputetëve.

Liburn Aliu ka folur edhe për vizitën e tij në Panama, duke thënë se ka marrë pjesë në një konferencë të sigurisë, ku është diskutuar për shpëlarjen e parave.

Ju e përmendi Panamanë, po kam qenë në një konferencë të sigurisë ku ka të bëjë më shpëlarjen e parave, kam qenë me ftesë të departamentit të shtetit amerikan, kam pas nderin me marrë pjesë me mësua qysh bëhet shpëlarja e parave, e qysh realisht krimi dhe terrorizmi në botë është i lidhur me shpëlarjen e parave, e ky ka qenë mësim i mirë për mua. Ju e dini çka ka me ju prit, sepse unë jam duke u marrë me qeto kontrata, në fillim s’kisha as kohë me u marrë me to, por kur filluat me reagu, ja nisa me u marrë”, tha ai.

Ndër tjerash ai shtoi se: “Kemi shumë punë, e ende kemi me u marrë me atë punë, e për këtë do të ju siguroj, nuk mundem me i mbyll sytë kur më vjen një shkelje përpara. Ju përpiqeni me bo shpifje të ndryshme, unë shumë qartë ia shpjegova dje, kemi të bëjmë me punë shtesë, cilido inxhinier, cilido person që merret me menaxhment, ju e dini mirë punën e menaxhmentit, keni firma të ndryshme, e dini çka i bie kontrata, çka i bie puna shtesë”.

/GazetaSinjali/