Maqedonia e Veriut ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Islandës, në një ndeshje vendimtare për play-off për kualifikim në Kupën e Botës 2022, që po zhvillohet momentalisht në Shkup.
Ezgjan Alioski shënoi për epërsinë e Maqedonisë në minutën e 7-të.
Futbollisti shqiptar shënoi nga një kënd i vështirë për ta mposhtur portierin vizitor.
Me fitore, Maqedonia e Veriut do ta siguronte një vend në play-off për kualifikim në Botëror.