image Ali Ahmeti rizgjedhet kryetar i BDI-së

Rajon

Rajoni/ Ali Ahmeti rizgjedhet kryetar i BDI-së

news image

Ali Ahmeti rizgjedhet kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim.

Vendimi i degëve dhe delegatëve ishte unanim dhe pa kundërkandidat ndaj Ahmetit.

Në fjalimin përshëndetës, Ahmeti theksoi se BDI është duke u ndërtuar që t’i udhëheqë proceset edhe 20 vitet e ardhshme.

Duke folur për zgjedhjet e 12 prillit, kreu i rizgjedhur i  BDI-së theksoi se në atë proces votohet për të ardhmen e vendit.

“Tani më 12 prill do të kemi edhe sprovën e parë dhe jam shumë i sigurt ashtu siç kemi regjistruar e shënuar për 18 vite 16 fitore, kjo që vjen më 12 prill është fitorja e rrallës dhe më e rëndësishmja për BDI-në, për shtetin e Maqedonisë e Veriut si një subjekt që ka ditur të mbajë barazitë etnike dhe politike në këto hapësira. Më 12 prill nuk fiton BDI-ja, por fiton Maqedonia e Veriuit, fitojnë qytetarët. Kemi ditur të menaxhojmë, balancojmë dhe të përballemi me vështirësitë më të mëdha dhe me sukses t’i menaxhojmë”, tha Ali Ahmeti.

Ahmeti shtoi se integrimi i vendit në NATO dhe BE mbetet përcaktim strategjik i pa kontestuar, ndërsa çdo kush që nuk respekton Marrëveshjen e Ohrit, të Prespës dhe atë me Bullgarinë, BDI-në të mos e llogarit për partner, raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij parimi i kosensualitetit duhet thellohet, ndërsa zbatimi i pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrdit duhet zgjeruar.

Ai foli edhe për nevojën e “vettingut” brenda partisë dhe në institucione gjyqësore.

“Nuk guxon të mbetet vetëm një zë ose rezolutë çështje sundimit të ligjit dhe e vettingut. Këtu duhet bërë punë tejet serioze që në vend të sundojë ligji, të ketë vetting të mirëfilltë dhe pastërti të vërtetë të figurave të cilat do të udhëheqin me sistemin e drejtësisë. Punët që na presin nuk janë të vogla. Neve duhet të jemi të vendosur në respektimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, të mbrojmë dhe respektojmë marrëveshjen e Prespës si dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”, kryetari i rizgjedhur i BDI-së.

Në Kongresin e katërt zgjedhorë BDI miratoi edhe ndryshimet statuare, deklaratën dhe rezolutat si dhe formoi Këshillin e përgjithshëm dhe atë kombëtar./Gazeta Sinjali/