image Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash

Politikë

Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash

news image

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një konferencë për shtyp u shpreh se Fronti Evropian tashmë është forca e dytë politike në Maqedoni dhe ka mbi 30 mijë vota diferencë në raport me koalicionin VLEN.

“VMRO-ja e ka ndihmuar shumë VLEN-in, por dallimi është mbi 30 mijë vota mes Frontit Evropian dhe VLEN-it. Kjo do të thotë që qytetarët, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të Frontit janë për anëtarësim të pa kompromis të vendit në BE”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se kjo është alternativë e vetme, jo vetëm për qytetarët e frontit, por për gjithë qytetarët e vendit.

Ahmeti u shpreh se Fronti ka arritur të sigurojë 19 mandate me mundësi deri në 20 deputetë.

“Edhe ata të cilët kanë votuar oponentët, ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që nuk kanë votuar për ne, sepse kjo është rregull e demokracisë. Ne jemi përfaqësuesit legal dhe legjitim”, përfundoi ai.

/GazetaSinjali/