Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, do të vazhdojë edhe sot intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, shkruan Gazeta Sinjali.
Ahmeti ishte ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në korrik të këtij viti.
Lajmin e kishte bërë të ditur vetë ai, duke thënë se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive janë synim dhe detyrimi i tij i përhershëm./Gazeta Sinjali/