image Ali Ahmeti ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Drejtësi

Ali Ahmeti ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

news image

Gjykata Speciale me seli në Hagë i ka bërë ftesë për intervistim liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj që Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht Prokuroria Speciale e Kosovës, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë”, është shprehur Ahmeti.

Të nderuar qytetarë, sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare,…

Posted by Ali Ahmeti on Wednesday, July 22, 2020

Kujtojmë se, Gjykata Speciale ditë më parë intervistoi për katër ditë me radhë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin lidhur me krimet e luftës së fundit në Kosovë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit./Gazeta Sinjali/