image Ali Ahmeti flet për Artan Grubin, tregon ku ndodhet ai

Rajon

Ali Ahmeti flet për Artan Grubin, tregon ku ndodhet ai

news image

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se Artan Grubi nuk është në arrati, pasi është në trojet shqiptare, duke i dhënë konotacion etnik arratisë së numrit dy të deridjeshëm të partisë.

Në një deklaratë nga Prishtina, Ali Ahmeti, foli në emër të Grubit, duke thënë se ai është i gatshëm të përgjigjet, por jo me drejtësi selektive.

“Zotëri Grubi, sipas informatave që i kam, nuk e kam takuar, është mirë. Vendndodhja e tij sigurisht që është diku në hapësirat shqiptare. Është një proces që duhet të marrë epilog. Artan Grubi nuk është arratis nga Maqedonia, Artan Grubi është i gatshëm të përgjigjet para organeve të drejtësisë, të respektojë ligjet, por jo me drejtësi hakmarrëse e selektive”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti thotë se prej përvojës së qeverisjes 22 vjeçare me vendin, e di se sistemi në Maqedoninë e Veriut punon në mënyrë hakmarrëse dhe selektive.

Ndërkohë që Ahmeti kërkon që drejtësia ndaj bashkëpunëtorit të tij të mos jetë selektive dhe hakmarrëse.

Pikërisht Grubi u bë pjesë e listës së zezë amerikane, për ndërhyrje në gjyqësor dhe korrupsion, teksa përpiqej ta shpëtonte Sasho Mijallkovin nga burgu.

/GazetaSinjali/