image Aleatët e nënpresidentes Harris fajësojnë presidentin Biden për humbjen e saj

Botë

Aleatët e nënpresidentes Harris fajësojnë presidentin Biden për humbjen e saj

news image

Emri i Joe Biden nuk ishte në fletëvotime në zgjedhjet e 5 nëntorit, por historia ka të ngjarë ta kujtojë humbjen e madhe të Kamala Harrisit edhe si humbjen e tij.

Pas fitores bindëse të presidentit të zgjedhur Donald Trump, disa nga mbështetësit e nënpresidentes po shprehin pakënaqësinë e tyre duke thënë se fakti që Biden priti deri në verë për t’u tërhequr nga gara– pavarësisht shqetësimeve të hershme të votuesve për moshën e tij dhe shqetësimeve për inflacionin pas pandemisë, si edhe për gjendjen në kufirin SHBA-Meksikë – vulosi humbjen e Shtëpisë së Bardhë nga partia e tij.

“Përgjegjësia më e madhe për këtë humbje është e Presidentit Biden,” thotë Andrew Yang, i cili kandidoi kundërBiden në vitin 2020 për emërimin e partisë demokrate dhe e mbështeti kandidaturën e pasuksesshme të Harris.

“Nëse ai do të kishte dhënë dorëheqjen në janar dhe jo në korrik, ne mund të ishim në një situatë shumë të ndryshme.”

Biden u largua nga posti pasi i nxori Shtetet e Bashkuara nga pandemia më e keqe prej një shekulli, nxiti mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën pas agresionit të Rusisë dhe miratoi një paketë prej 1 trilionë dollarësh për infrastrukturën në vend që do të ketë ndikim për vite me radhë.

Të enjten Biden nuk e përmendi drejtpërdrejt pakënaqësinë e elektoratit ndaj presidencës së tij, por tha se amerikanët do të ndjejnë efektet e nismave legjislative të administratës së tij për vitet në vijim, raporton VOA.

/GazetaSinjali/