image Aleanca mban Kuvendin e jashtëzakonshëm, priten ndryshime në statut

Kosovë

Politikë/ Aleanca mban Kuvendin e jashtëzakonshëm, priten ndryshime në statut

news image

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban sot Kuvendin e jashtëzakonshëm të punës, ku rreth 600 delegatë pritet të diskutojnë për procesin e reformave në parti dhe të miratojnë ndryshimet në Statutin e AAK-së.

Sipas ndryshimeve statutore të dakorduara nga Këshilli i Përgjithshëm, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK pritet të vendosë kritere të reja të organizimit partiak duke përfshirë edhe organizimin në pesë degë të veçanta në Prishtinë, si dhe do të aplikohet parimi, një delegat-një votë, me çka në fakt hapet kapitulli i zgjedhjeve të reja në të gjitha nivelet e AAK-së.

Me ndryshimet e propozuara, hapet edhe gara për kryetar të AAK-së, ku secili kandidat i propozuar për Këshill Drejtues, praktikisht është edhe kandidat potencial edhe për kryetar të Partisë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se synon që menjëherë pas këtij Kuvendi të Punës të fillojë procesin e reformave në Parti, për të qenë e gatshme që në çdo rrethanë të marrë përgjegjësi në procesin e shtetndërtimit dhe të zhvillimit të përgjithshëm të vendit.

Kuvendi i Punës i AAK-së i fillon punimet nga orën 11:00 dhe është i hapur për medie./ Gazeta Sinjali/