Vetëm dy ditë pas publikimit, albumi më i ri i Butrint Imerit, “I Pari”, ka marrë përmasa të jashtëzakonshme në skenën muzikore shqiptare, duke u shndërruar në një nga projektet më të komentuara dhe më të dëgjuara të momentit.
Albumi me 14 këngë ka pushtuar platformat digjitale, playlistat muzikore dhe rrjetet sociale, ku këngët e tij po qarkullojnë me ritëm të shpejtë dhe po shndërrohen në trend në TikTok dhe Instagram.
Sipas reagimeve të publikut, projekti po konsiderohet si një ndër realizimet më të fuqishme të karrierës së këngëtarit, me një kombinim modern tingujsh, melodish dhe produksioni që po pëlqehet gjerësisht nga fansat.
Edhe pse i sapo lansuar, “I Pari” po shihet si një pretendent serioz për hitet e verës 2026, duke konfirmuar edhe një herë Butrint Imerin si një nga emrat më dominues të muzikës moderne shqiptare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!