image Albumi i Justin Bieber thyen rekordin e Elvis Presley

Bota e Yjeve

Showbiz/ Albumi i Justin Bieber thyen rekordin e Elvis Presley

news image

“Changes” i cili është albumi i shtatë i Justin Bieber,  ka debutuar në maje të toplistës amerikane “Billboard”, duke e thyer rekordin e vendosur nga Elvis Presley, 59 vjet më parë.

Bieber është solo artisti më i ri që ka arritur që me shtatë albume të pozicionohet në vendin e parë, në moshën 25-vjeçare. Ndërsa Elvis kur ishte 26-vjeç shënoi rekord, sepse u pozicionua shtatë herë në vendin e parë me albumin e vitit 1961 “Blue Hawaii”.

“Changes” është albumi i parë i këngëtarit kanadez në katër vjet dhe vetëm javën e kaluar është shitur në 231 mijë kopje./Gazeta Sinjali/