“Changes” i cili është albumi i shtatë i Justin Bieber, ka debutuar në maje të toplistës amerikane “Billboard”, duke e thyer rekordin e vendosur nga Elvis Presley, 59 vjet më parë.
Bieber është solo artisti më i ri që ka arritur që me shtatë albume të pozicionohet në vendin e parë, në moshën 25-vjeçare. Ndërsa Elvis kur ishte 26-vjeç shënoi rekord, sepse u pozicionua shtatë herë në vendin e parë me albumin e vitit 1961 “Blue Hawaii”.
“Changes” është albumi i parë i këngëtarit kanadez në katër vjet dhe vetëm javën e kaluar është shitur në 231 mijë kopje./Gazeta Sinjali/