image Albulena Haxhiu sulmon partinë e Shpend Ahmetit

Albulena Haxhiu sulmon partinë e Shpend Ahmetit

news image

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklarimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, se koalicioni PAN nuk ka mandatar të ri për kryeministër, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga ky post.

Haxhiu e ka sulmuar partinë e Shpend Ahmetit duke iu referuar si “partiçkë”, term ky që e ka përdorur i pari Albin Kurti.

Haxhiu shtoi se PDK dhe Veseli, e kanë kuptuar më në fund se zgjedhjet janë të pashmangshme.

Postimi i plotë:

“Më në fund PAN-i e kuptoi që mori fund. Të fundit fare, PDK-ja dhe Veseli, madje pas Nismës dhe partiçkës, po detyrohen të pranojnë se zgjedhjet janë të pashmangshme.”

Ndryshe, Kryeparlamentari Kadri Veseli të hënën ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për mbajtjen e seancës plenare për shpërbërjen e Kuvendit.